Kolumbi/Autobusi humb kontrollin dhe bie në humnerë, 9 të vdekur e 30 të plagosur

Kolumbi/Autobusi humb kontrollin dhe bie në humnerë, 9 të vdekur e 30 të plagosur

14:52, 25/07/2023
A+ Aa A-

Një aksident tragjik është raportuar në Kolumbi. Sipas mediave të huaja, ngjarja ka ndodhur midis Playon dhe La Esperanza, afërsisht 25 km pas Playn, ku një autobus me pasagjerë ka humbur kontrollin e ka rënë në një luginë. 

Policia njofton se si pasojë e aksidentit, 9 persona humbën jetën dhe 30 të tjerë mbetën të plagosur.

"Midis Playon dhe La Esperanza, afërsisht 25 km pas Playon, një automjet që i përkiste Expreso Brasilia fatkeqësisht humbi kontrollin dhe u rrokullis nga një shkëmb," thuhet në njoftimin nga policia. 

Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Sigurisë Rrugore, Lina Margarita Huari, konfirmoi se dokumentet e mjetit ishin të rregullta dhe Mbikëqyrja e Transportit do të kryejë hetimet për zbardhjen e shkakut të aksidentit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco