Rusia ndërmerr ofensivë sulmesh gjatë 24 orëve të fundit në Ukrainë

Rusia ndërmerr ofensivë sulmesh gjatë 24 orëve të fundit në Ukrainë

16:23, 15/07/2023
A+ Aa A-

Sipas mediave të huaja, Rusia nisi një breshëri sulmesh me mortaja, artileri, drone dhe raketahedhës gjatë 24 orëve të fundit.

Në provincën jugore të Ukrainës, Zaporizhzhia, ka pasur 45 sulme ajrore dhe artilerie midis të premtes dhe të shtunës, tha guvernatori Yurii Malashka.

“Provinca fqinje Kherson u sulmua 70 herë gjatë së njëjtës periudhë, duke përdorur mortaja, artileri, dronë, tanke, aviacion dhe raketahedhës të shumtë”, tha guvernatori Oleksandr Prokudin.

“Granatimet ruse vranë një civil në provincën Donetsk të Ukrainës lindore”, njoftoi guvernatori Pavlo Kyrylenko.

Ndërsa Forca Ajrore ukrainase bëri me dije se edhe 10 sulme të tjera me dronë kishin në shënjestër jugun dhe lindjen.

Kujtojmë se me mijëra persona, civilë dhe ushtarakë, kanë humbur jetën në Ukrainë, pas agresionit të pajustifikuar të nisur nga Rusia në 24 shkurt të vitit të kaluar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco