Rusia thotë se nuk ka të reja për marrëveshjen e grurit me Turqinë

Rusia thotë se nuk ka të reja për marrëveshjen e grurit me Turqinë

11:46, 15/07/2023
A+ Aa A-

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov,  tha se nuk ka të reja në lidhje me marrëveshjen e grurit me Turqinë, në kundërshtim me pretendimet e mëparshme të bëra nga Presidenti Erdogan.

Të enjten, Erdogan tha se ekziston një "mirëkuptim i ndërsjellë" midis tij dhe presidentit rus Vladimir Putin për zgjatjen e marrëveshjes së grurit.

Marrëveshja, e nënshkruar pesë muaj pas pushtimit rus të Ukrainës, do të skadojë të hënën dhe Putini ka kërcënuar vazhdimisht se nuk do ta rinovojë atë për shkak të pengesave ndaj eksporteve të Rusisë.

Vetëm një ditë më parë, vetë Putin tha se marrëveshja do të zgjatet vetëm kur – dhe vetëm nëse – do të plotësohen të gjitha kërkesat ruse.

Kjo çështje ka ngritur shqetësime serioze ndërkombëtare. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka paralajmëruar se “Rusia ka përgjegjësinë ta zgjasë atë (marrëveshjen), përndryshe pasojë do të jetë pasiguria globale ushqimore. Kështu që tani topi është në fushën e Presidentit Putin dhe bota po shikon”.

Moska thotë se një pjesë e marrëveshjes për zhbllokimin e eksporteve ruse të grurit dhe plehrave nuk po zbatohet plotësisht.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se Putin dhe Erdogan “kishin diskutuar prej kohësh planet për të siguruar që furnizimet me grurë në vendet në zhvillim të vazhdojnë, pavarësisht nga çdo palë tjetër”.

Nuk është e qartë se çfarë do të thotë kjo, por me siguri se Rusia po kërkon mënyra për të rritur eksportin e drithit të saj, si dhe të grurit nga territoret e pushtuara të Ukrainës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco