Përmbytjet në Korenë e Jugut shkaktojnë 7 viktima

Përmbytjet në Korenë e Jugut shkaktojnë 7 viktima

10:51, 15/07/2023
A+ Aa A-

Shtatë persona kanë ndërruar jetë dhe mijëra janë detyruar që të evakuojnë shtepitë e tyre për shkak të përmbytjeve në Korenë e Jugut.

Në ditën e tretë të shirave të rrëmbyeshëm, Koreja e Jugut është përballur me rrëshqitje dherash, ndërprerje të energjisë elektrike dhe dëmtime infrastrukturore në të gjithë vendin.

Përveç viktimave të konfirmuara, tre persona janë aktualisht të zhdukur dhe disa raportohen të plagosur, ndërsa numri i përgjithshëm i viktimave pritet të rritet. Mijëra njerëz janë prekur nga urdhrat e evakuimit të lëshuara nga qeveri të ndryshme vendore.

Agjencia e Lajmeve “Yonhap” raportoi se rreth 6,400 banorë u evakuuan pasi diga Goesan filloi të vërshonte mëngjesin e ditës së sotme.

Një numër fshatrash pranë digës, si dhe shumë nga rrugët që i lidhin ato, raportohet se janë zhytur në ujë, duke lënë disa banorë të bllokuar në shtëpitë e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco