Arrestohet për korrupsion ministri i Transportit i Singaporit

Arrestohet për korrupsion ministri i Transportit i Singaporit

10:50, 15/07/2023
A+ Aa A-

Ministri i Transportit i Singaporit është arrestuar në një hetim të rrallë për korrupsionin e nivelit të lartë në qytet-shtet, i cili përfshin gjithashtu një manjat hotelesh.

Ministri i Transportit, S. Iswaran “u arrestua më 11 korrik 2023” dhe “më pas u lirua me kusht”, deklaroi dje zyra kundër korrupsionit, duke konfirmuar arrestimin për herë të parë.

Manjati i hotelit Ong Beng Seng, një nga njerëzit më të pasur të Singaporit, u arrestua gjithashtu në të njëjtën ditë dhe u lirua me kusht në lidhje me hetimin.

Zyra kundër korrupsionit nuk ka dhënë asnjë informacion tjetër.

Ong është drejtor menaxhues i Hotel Properties Limited, i cili zotëron një varg hotelesh dhe resortesh luksoze në Azi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco