Një zjarr i madh përfshin 40 objekte në Rusi

Një zjarr i madh përfshin 40 objekte në Rusi

14:41, 13/07/2023
A+ Aa A-

Një zjarr i madh shpërtheu mbrëmë në fshatin Shajduriha në rajonin Ural të rajonit Sverdlovsk të Rusisë, ku rreth 40 objekte u përfshinë nga flaka, njoftuan zyrtarët.  Ministria ruse e Situatave Emergjente njoftoi se për shuarjen e zjarrit janë angazhuar një helikopter dhe 140 zjarrfikës.

Kreu i Zyrës rajonale të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Valery Gorelich tha se zjarri shpërtheu në një bazë turistike jo shumë larg fshatit, por shpejt u përhap në vendbanim.

Fillimisht janë djegur 13 objekte, mes tyre edhe ndërtesa banimi, por numri i objekteve të prekura nga zjarri është rritur në 27.

Sipas të dhënave të fundit, rreth 40 objekte janë djegur, ndërsa nuk dihet ende shkaku i zjarrit. Për momentin nuk ka të dhëna për viktima, njoftuan autoritetet lokale të cilat filluan evakuimin e banorëve nga fshati.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco