Reshjet në Indi në nivelet më të larta të 40 viteve të fundit, 41 viktima nga përmbytjet

Reshjet në Indi në nivelet më të larta të 40 viteve të fundit, 41 viktima nga përmbytjet

11:45, 12/07/2023
A+ Aa A-

41 persona kanë humbur jetën në indi për shkak të përmbytjeve dhe reshjeve të dendura. Autoritetet kanë ngritur grupet e emergjencës duke deklaruar se niveli I reshjeve është më I larti në 40 vitet e fundit.

Ndërsa në Evropë është dhënë alarmi për temperature ekstremisht të larta, në indi situata është krejt ndryshe.

Për shkak të reshjeve të dendura, 41 persona kanë humbur jetën. autoritetet kanë shtuar se përmbytjet dhe rrëshqitjet e dherave janë regjistruar prej fundjavës ndërsa sinoptikanët parashikojnë vazhdimin e shirave.

Zyrtarët kanë shtuar se Tridhjetë e një persona kanë humbur jetën në një qytet dhe 10 të tjerë në një zonë tjetër.

Më shumë se 2 mijë persona u evakuuan nga të dy zonat ndërsa në dispozicion të emergjencave janë vënë 6 helikopterë dhe mjete të tjera.

Po ashtu autoritet vendosën mbylljen e shkollave deri në stabilizimin e situatës.

Ekipet e shpëtimit janë në vend duke koordinuar përpjekjet e ndihmës dhe duke punuar për të rihapur rrugët e zëna nga rrëshqitjet e dherave.

Delhi shënoi të dielën ditën me më shumë reshje në më shumë se 40 vite. 

Raportohet se nivelet e ujit në lumin Yamuna të Delhi kaluan nivelin më të prej 208 metrash situatë e ndodhur për herë të parë që nga viti 1978 kur arritën në 207.55 metra.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco