Pse Ukraina reagoi me heshtje ndaj planit për anëtarësimin në NATO

Pse Ukraina reagoi me heshtje ndaj planit për anëtarësimin në NATO

11:25, 12/07/2023
A+ Aa A-

Nga Gordon Corera, BBC

Ukraina ka trokitur në derën e NATO-s për vite me radhë, duke kërkuar të anëtarësohet.

Dje, presidenti Zelensky pak a shumë po e godiste me grushta atë derë, duke thënë se do të ishte absurde të mos merrej një angazhim dhe të kishte një plan të qartë kohor për anëtarësimin.

Ky mesazh mund të ketë qenë një mënyrë për të ushtruar presion të vonuar mbi udhëheqësit e NATO-s, duke e ditur se do kishte diskutime të minutës së fundit se çfarë mund t’i ofrohej Ukrainës.

Në fund, ai mori një hap përpara në proces. Por një hap relativisht i vogël. Kërcimi i madh do kohë. Anëtarësimi, thotë NATO, do të vijë vetëm kur aleatët të bien dakord dhe të plotësohen kushtet.

Reagimi i ukrainasve ka qenë i heshtur.

Askush nuk dëshiron të tingëllojë mosmirënjohës ndaj NATO-s, kur armët që ofrojnë disa vende anëtare mbeten jetike.

Por ukrainasit e dinë se do të duhen më shumë se armë për të siguruar vendin në planin afatgjatë.

“Sigurisht, ne kemi nevojë dhe jemi mirënjohës për raketat me rreze të gjatë, për shembull, nga Franca. Por ne gjithashtu duhet të shohim të ardhmen. Ne gjithashtu duhet të kemi pak shprese për të ardhmen,” më tha deputeti Yehor Cherniev.

Aty ku disa anëtarë të NATO-s kanë frikë se anëtarësimi i Ukrainës mund t’i tërheqë ata në luftë, ukrainasit besojnë se vetëm anëtarësimi në NATO mund t’i japë fund konfliktit dhe të ofrojë siguri afatgjatë.

Ata kanë frikë se paqartësia e vazhdueshme në lidhje me angazhimin e NATO-s ndaj Ukrainës mbart rreziqe.

“Rusia kupton vetëm një gjuhë- gjuhën e forcës,” tha deputeti ukrainas Oleksiy Honcharenko për BBC. “Kjo nuk është gjuha e forcës. Kjo është gjuha e hezitimit”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco