Ushtari ukrainas arrin që me Stingerin amerikan t’i shkatërrojë në ajër dy raketa ruse, që për objektiv kishin Kievin

Ushtari ukrainas arrin që me Stingerin amerikan t’i shkatërrojë në ajër dy raketa ruse, që për objektiv kishin Kievin

10:52, 12/07/2023
A+ Aa A-

Ushtria ruse për të dytën ditë me radhë po kryen sulme ajrore mbi Kiev, kryeqytetin e Ukrainës.

Ata kanë për objektiv infrastrukturën civile, por deri më tani nuk është se kanë arritur ndonjë qëllim, për faktin se mbrojtja kundërajrore e ukrainasve po i parandalon të godasin objektivat e parapara.

Madje një ushtar ukrainas me ndihmën e Stingerit amerikan, ka arritur të shkatërrojë në ajër dy raketa ruse që kishin për objektiv infrastrukturën civile.
Në një video të publikuar nga brigada e 60-të e motorizuar e ushtrisë ukrainase, shfaq ushtarin Oleksandr Lavronenko duke qëlluar dy raketat ruse me Stingerin amerikan.

Ai arrin t’i shkatërrojë në ajër raketat siç edhe mund të shihet në videon e publikuar më poshtë. Kjo armë amerikane është dëshmuar si shumë efikase në luftën në Ukrainë.

Deri më tani me këtë armë, ukrainasit kanë arritur të shkatërrojnë aeroplanë, helikopterë e madje tanke ruse.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco