Xi Jinping: Kina e gatshme të kontribuojë në ndërtimin e një bote të qëndrueshme së bashku me Rusinë

Xi Jinping: Kina e gatshme të kontribuojë në ndërtimin e një bote të qëndrueshme së bashku me Rusinë

20:05, 10/07/2023
A+ Aa A-

 

Pekini është i gatshëm të bashkojë përpjekjet me Moskën për të kontribuar në ndërtimin e një rendi botëror të begatë, të qëndrueshëm dhe të drejtë”,

Kështu u shpreh të hënën lideri kinez, Xi Jinping, sipas CCTV.

“Kina është e gatshme të vazhdojë të punojë me Rusinë në mënyrë që të kontribuojë në zhvillimin dhe ringjalljen e të dy vendeve, si dhe për të ndërtuar një rend botëror të begatë, të qëndrueshëm dhe të drejtë,” theksoi Xi.

 Xi deklaroi në epokën e re, vendi i tij është i gatshëm të vazhdojë zhvillimin e partneritetit gjithëpërfshirës dhe bashkëpunimit strategjik me Rusinë që nënkupton “ndihmë reciproke, integrim të thellë, inovacion dhe pionier, si dhe përfitim reciprok”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco