Mbi 70% e evropianëve mendojnë se ka korrupsion në sektorin publik

Mbi 70% e evropianëve mendojnë se ka korrupsion në sektorin publik

17:51, 05/07/2023
A+ Aa A-

 

Sipas një sondazhi nga ‘Eurobarometrit’, 74% e qytetarëve të Bashkimit Evropian (BE) mendojnë se ka korrupsion në institucionet publike kombëtare në vendet e tyre, ndërsa 65 për qind prej tyre mendojnë se korrupsioni është i përhapur.

Sipas sondazhit të Eurobarometrit të publikuar nga Komisioni i BE-së, i kryer në 27 vende të BE-së, 74% e qytetarëve të BE-së kanë mendim se ka korrupsion në institucionet kombëtare, ndërsa 73% e evropianëve thonë se ka korrupsion në institucionet lokale apo rajonale.

Teksa 60% e të anketuarve thanë se korrupsioni është pjesë e kulturës së biznesit të vendit të tyre, 65% e evropianëve deklaruan gjithashtu se korrupsioni është i përhapur në vendin e tyre.

Përqindja më e madhe në Greqi

Pothuajse të gjithë të anketuarit në Greqi deklaruan se ka korrupsion në sektorin publik në vendin e tyre. Teksa 97% e grekëve shprehën pikëpamjet e tyre në këtë drejtim, kjo normë është 96% në Kroaci, 93% në Portugali, 92% në administratën greke qipriote dhe në Maltë, 89% në Spanjë, 88% në Hungari dhe 85% në Itali.

Ndërkaq, shkalla e atyre që mendojnë se ka korrupsion në sektorin publik ishte më e ulëta në Finlandë. 13% e finlandezëve, 21% e danezëve, 36% e suedezëve, 40% e luksemburgezëve dhe 47% e holandezëve raportuan korrupsion në sektorin publik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco