'Le të vazhdojmë!', Ukraina pretendon se ka çliruar fshatin në Donetsk

'Le të vazhdojmë!', Ukraina pretendon se ka çliruar fshatin në Donetsk

13:10, 26/06/2023
A+ Aa A-

Trupat ukrainase kanë marrë kontrollin e një fshati në rajonin lindor të Donetskut, tha zëvendësministri i mbrojtjes i vendit.

Rivnopil ndodhet në kryqëzimin e Donetskut dhe Zaporizhias dhe vendbanimet në të dyja anët e tij janë tashmë nën kontrollin e Ukrainës.

“Forcat e mbrojtjes e kthyen Rivnopilin nën kontrollin tonë. Le të vazhdojmë”, shkroi Hanna Maliar në Telegram.

Maliar tha në një deklaratë të mëparshme se forcat e Kievit kishin çliruar rreth 130 kilometra katrorë (50 milje katrorë) në jug që kur Ukraina filloi operacionet sulmuese disa javë më parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco