Borrell për revoltën e 'Wagner': Putini e krijoi monstrën që tani po e kafshon

Borrell për revoltën e 'Wagner': Putini e krijoi monstrën që tani po e kafshon

10:29, 26/06/2023
A+ Aa A-

Shefi i Politikës së Jashtme në Bashkimin Europian, Josep Borrell, thotë se tentativa për grusht shteti përgjatë fundjavës nga grupi Wagner, tregon përçarje të fuqisë ushtarake ruse.

“Sistemi politik po tregon dobësi dhe fuqia ushtarake po përçahet”, tha ai për gazetarët përpara takimin të Ministrave të Jashtëm të BE.

“Monstra që Putin krijoi me Wagner, tani po e kafshon. Mostra po i kthehet krijuesit”, tha Borell për shefin e Wagner, Yevgeny Prigozhin.

Zyrtari i lartë europian shtoi se “nuk është diçka e mirë” të shohësh një fuqi bërthamore si Rusia që të futet në një fazë të destabilitetit politik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco