'Rebelimi shfaqi dobësinë e Rusisë', Zelensky bisedë telefonike me Biden: Të ushtrohet presion global ndaj Moskës

'Rebelimi shfaqi dobësinë e Rusisë', Zelensky bisedë telefonike me Biden: Të ushtrohet presion global ndaj Moskës

22:15, 25/06/2023
A+ Aa A-

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka folur me homologun e tij amerikan Joe Biden për zhvillimet në Rusi, ku mercenarët e Wagner u ngritën kundër pushtetit të Vladimir Putin.

Gjatë telefonatës, presidenti ukrainas tha se rebelimi i shkurtër, gjatë të cilit trupat e Wagner u drejtuan për në Moskë kishte ekspozuar dobësinë e sundimit të Vladimir Putin.

Zelensky vijoi duke bërë thirrje që të ushtrohet presion global ndaj Rusisë pas zhvillimeve të fundit për shkak të shfaqjes së dobësive nga kjo e fundit.

Ai tha gjithashtu se ai dhe presidenti i SHBA kishin diskutuar zgjerimin e bashkëpunimit të mbrojtjes, me theks te armët me rreze të gjatë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco