Rebelimi i mercenarëve në Rusi, OKB thirrje Kremlinit dhe Wagner-it: Të shmangen tensionet e mëtejshme

Rebelimi i mercenarëve në Rusi, OKB thirrje Kremlinit dhe Wagner-it: Të shmangen tensionet e mëtejshme

21:13, 25/06/2023
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres u bëri sot thirrje të gjitha palëve të përfshira që “të veprojnë me përgjegjësi dhe me synimin për të shmangur tensionet e mëtejshme” në një deklaratë të lëshuar në përgjigje të ngjarjeve të fundit në Rusi.

“Sekretari i Përgjithshëm ka ndjekur me shqetësim zhvillimet në Federatën Ruse. Ai është në dijeni të raporteve të fundit në lidhje me hapat për të ulur tensionet”, u shpreh OKB.

Në deklaratë thuhet më tej se Guterres u bën thirrje të gjithë palëve, duke iu referuar Wagner dhe qeverisë ruse, që të vazhdojnë të veprojnë me përgjegjësi dhe me synimin për të shmangur tensionet e mëtejshme në Rusi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco