Ish-kryeministri rus, Kasyanov flet pas rebelimit të Wagner: Fillimi i fundit për Putinin

Ish-kryeministri rus, Kasyanov flet pas rebelimit të Wagner: Fillimi i fundit për Putinin

15:43, 25/06/2023
A+ Aa A-

Mikhail Kasyanov ishte kryeministër i Rusisë nën Putinin nga 2000-2004. Por që kur u shkarkua, ai është bërë një nga kritikët kryesorë të presidentit.

I pyetur nga BBC se ku mendon se do të shkojë Prigozhin, ai tha: “Mendoj se së pari do të shkojë në Bjellorusi, por mendoj se do të shkojë nga Bjellorusia në Afrikë dhe do të jetë diku në xhungël apo diçka e tillë.

“Zoti Putin nuk mund ta falë atë për këtë.”

Prigozhin, thotë ai, ka shkatërruar stabilitetin e Putinit dhe jeta e tij do të jetë nën “një pikëpyetje të madhe” si rezultat.

Për Putinin, thotë Kasyanov, ky është “fillimi i fundit… ai është në telashe shumë të mëdha tani”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco