Medvedev: Bota në prag të katastrofës nëse Wagner merr armët bërthamore

Medvedev: Bota në prag të katastrofës nëse Wagner merr armët bërthamore

18:44, 24/06/2023
A+ Aa A-

Ish-presidenti Dmitry Medvedev tha të shtunën se Rusia nuk do të lejojë që një kryengritje e udhëhequr nga shefi mercenar Yevgeny Prigozhin të kthehet në një grusht shteti ose një krizë globale, njoftoi të shtunën agjencia shtetërore e lajmeve TASS.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Medvedev, nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, tha se e gjithë bota do të ishte në prag të katastrofës nëse armët bërthamore ruse bien në duart e “banditëve”.

Moska po përjeton momente tensioni pasi mercenarët e grupit “Wagner” janë nisur drej kryeqytetit rus për të rrëzuar regjimin e ministrit të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, lëvizje kjo që nga Kremlini është interpretuar si përpjekje për një grusht shteti.

Deklarata, e bërë në orët e natës mes së premtes dhe së shtunës nga Jevgjeni Prigozhin, bëri që në Moskë të rriten ndjeshëm masat e sigurisë, interneti të kufizohet dhe që në rrugët hyrëse të qytetit të vendosen barrikada me mitralozë.

Sipas të dhënave autokolona e mercenarëve të “Wagner” ndodhet 400 km në jug të Moskës.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar paraditen e së shtunës vetë presidenti Vladimir Putin, i cili ka paralajmëruar se, “Wagner” ka vënë në lojë të ardhmen e Rusisë, duke e cilësuar lëvizjen e saj si një “thikë pas shpine”.

Pa përmendur specifikisht Prigozhin, Putin tha se “ambicjet e mëdha të dikujt janë kthyer në një tradhti të lartë”.

Kreu i Kremlinit paralajmëroi gjithashtu për “ndëshkim të pashmangshëm” të atyre që po përçajnë shoqërinë ruse, e cila sipas tij ka rënë prej e një “mashtrimi kriminal”./ en/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco