PAMJET virale tmerrojnë rrjetin! Gruaja në katin e 10-të pastron dritaret pa asnjë mbrojtje

PAMJET virale tmerrojnë rrjetin! Gruaja në katin e 10-të pastron dritaret pa asnjë mbrojtje

08:57, 20/06/2023
A+ Aa A-

Një video e një gruaje duke larë dritaret në katin e 10-të të një ndërtese në një lagje të Beogradit është bërë virale në Twitter, ku shumë përdorues përveç komizmit janë shprehur të shokuar për gjestin e saj.

Përdoruesit janë shprehur të dyzuar rreth gjestit, ku edhe pse kanë vlerësuar përkushtimin e saj për punën, kanë komentuar se është tmerruese që ky veprim ka ndodhur pa asnjë masë sigurie.

“A nuk ka pastrues profesional dritaresh për këto ndërtesa në Beogradin mbi ujë. Aman! Epo, një grua po mbahet për një derë në katin e 10-të, të 11-të”, ka shkruar një përdorues i Twitter-it i cili ka shpërndarë një video që tmerroi shumë njerëz.

“Nuk janë normalë!”, “kam të dridhura në shtyllën kurrizore”, “nuk do të ngjitesha po të më jepnin një milion euro”, “nuk do ta bëja këtë edhe sikur të isha shumë i uritur”, “i mërzitur”, janë disa nga reagimet.

Disa përmendën se ka edhe sfungjerë magnetikë që përdoren për të pastruar dritaret në lartësi të tilla, por që kjo zakonisht bëhet nga alpinistët.

“Jemi në numër të madh, por kjo u duket më e lirë për ta,” tha alpinisti Millosh Jankoviç nën postim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco