Video tronditëse/ Fuoristrada kalon me të kuqe dhe merr para pesë vajza

Video tronditëse/ Fuoristrada kalon me të kuqe dhe merr para pesë vajza

08:33, 20/06/2023
A+ Aa A-

Një kamer sigurie në Mineapolis të SHBA ka regjistura një moment tronditës ku pesë vajza të moshës 17 deri në 20 vjeç humbën jetën kur një fuoristradë kaloi me semafor të kuq.

Sipas New York Post, në makinë ndodheshin 17-vjeçarja Sabirin Ali, 20-vjeçarja Sara Gesande, 20-vjeçarja Salma Abdikadir, 19-vjeçarja Sagal Hershi dhe 19-vjeçarja Siham Adam, të cilat  po përgatiteshin të shkonin në dasmën e mikut të tyre.

Image

Sipas të njëjtit burim, pesë vajzat po ktheheshin nga një qendër tregtare ku kishin shkuar për t'u zbukuruar para dasmës në të cilën do të merrnin pjesë të shtunën.

Sipas Star Tribune, makina drejtohej nga 27-vjeçari Derrick John Thompson, i cili kishte tejkaluar shpejtësinë me 64 km/h në rrugën ku ndodhi aksidenti.

27-vjeçari, i cili mësohet se është djali i një politikani, tentoi të arratisej në këmbë por u arrestua pak kohë më vonë.

Drejtuesit të fuoristradës, siç u zbulua, i ishte hequr patenta deri në muajin mars pasi kishte dënime për drejtimin e automjetit pa dokumentet e nevojshme.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco