Zelensky: Nuk kemi humbur asnjë pozicion, po krijojmë presion

Zelensky: Nuk kemi humbur asnjë pozicion, po krijojmë presion

22:46, 19/06/2023
A+ Aa A-

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha sot se forcat ukrainase nuk humbën pozicionet në kundërofensivë kundër forcave ruse, ndërsa forcat armike pësuan vetëm humbje.

“Në disa sektorë, forcat tona po ecin përpara, në të tjerë ne po mbrojmë pozicionet dhe po i rezistojmë sulmeve të pushtuesve”, tha Zelensky në fjalimin e tij të natës, transmeton Telegrafi.

“Ne nuk humbëm pozicionet, por i çliruam. Dhe ata kanë vetëm humbje. Në përgjithësi, situata është e tillë që ne po krijojmë presion, që i hap rrugën flamurit tonë”, tha lideri ukrainas.

Ndryshe luftimet mes ukrainasve dhe rusëve po vazhdojnë në pothuajse qdo pjesë të Ukrainës, kurse marrja e armëve të sofistikuara nga vendet e perëndimit, i kanë ndihmuar Ukrainës të frenojë sulmet ajrore ruse.

Madje me marrjen e sistemeve raketore të mbrojtjes kundërajrore, forcat ruse kanë pësuar humbje të mëdha si në aeroplanë, helikopterë e dronë kamikaz.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco