Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

Modelja shtatëzënë qëllohet për vdekje me armë, shpëton foshnja

Modelja shtatëzënë qëllohet për vdekje me armë, shpëton foshnja

21:27, 19/06/2023
A+ Aa A-

Një modele 22-vjeçare shtatzënë e cila u qëllua nga dy burra të armatosur javën e kaluar teksa ishte ulur në një makinë në Washington, ka lindur me prerje cezariane përpara se të vdiste nga plagët e shumta.

Samya Gill, ishte 8 muajshe shtatzënë kur ndodhi sulmi. Ajo së bashku me bashkëshortin ishin ulur në makinën e parkuar në Rrugën 37 SE rreth orës 11:20 të së enjtes, kur personat e armatosur u afruan në një automjet tjetër, dhe hapën zjarr.

Ajo u dërgua me urgjencë në një spital të zonës, ku dhe lindi. Policët thanë se foshnja ishte në gjendje kritike, raporton "New York Post".

Policia publikoi imazhet e kamerave të vëzhgimit që tregojnë të dyshuarit, njëri i veshur me xhaketë të bardhë dhe kapuç dhe tjetri me rroba të errëta, duke qëlluar teksa vrapojnë drejt makinës së viktimave.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco