VIDEO/ Incident tronditës në Ekuador, një zog i madh përplaset me një avion ushtarak

VIDEO/ Incident tronditës në Ekuador, një zog i madh përplaset me një avion ushtarak

09:58, 15/06/2023
A+ Aa A-

Një incident tronditës ka ndodhur në Ekuador teksa një zog u përplas me një avion, duke thyer në fakt xhamin e përparmë. 

Në veçanti, një video e drejtuesit të skuadriljes Ariel Valiente është bërë virale orët e fundit, pasi vetë kapiteni i avionit regjistroi momentin e saktë kur një zog përplaset me avionin që lëvizte në qiell.

Ngjarja është regjistruar në Vinces të provincës Los Ríos të Ekuadorit dhe tregon sesi një zog i madh përplaset me xhamin e përparmë të avionit, i cili ka mbetur i plagosur nga përplasja.

Në video, piloti shihet i mbuluar me gjak në fytyrë dhe në uniformë, ndërsa para syve është pjesa e poshtme e trupit të zogut të madh.

Megjithatë, kapiteni i avionit arriti të ruante qetësinë e tij, si dhe stabilitetin e avionit dhe stërvitja që ishte planifikuar që në fillim përfundoi normalisht.

Autoritetet e aviacionit nuk kanë qenë ende në gjendje të përcaktojnë lartësinë në të cilën ndodhej avioni dhe as rrugën që po ndiqte. Me sa duket, zogu i madh ngordhi disa minuta pas përplasjes.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco