Wow çfarë efekti ka! Kjo këngëtare është 'fajtore' për rritjen e inflacionit në Suedi

Wow çfarë efekti ka! Kjo këngëtare është 'fajtore' për rritjen e inflacionit në Suedi

09:49, 15/06/2023
A+ Aa A-

Beyonce nisi turneun e saj botëror dhe shteti i parë në Evropë ku ajo interpretoi ishte Suedia.

Në vend u rrit numri i rezervimeve në hotele dhe restoranteve. Sipas statistikave, inflacioni u rrit me afro 10% në muajin maj.

Suedia raportoi inflacion më të lartë se sa pritej prej 9.7% në maj. Rritja e çmimeve për hotelet dhe restorantet qëndronte pas kësaj rritjeje.

Michael Grahn, ekonomist në Danske Bank, tha se ai mendonte se Beyonce ishte “fajtore” për këtë rritje.

Nuk ka dyshim se turneu i parë solo i këngëtares pas shtatë vitesh shënon një moment të madh ekonomik. Të paktën një vlerësim sugjeron se fitimet mund të arrijnë pothuajse 2 miliardë paund deri në përfundim, në shtator.

Koncertet e Stokholmit, ku Beyonce luajti në një turmë prej 46 mijë personash për dy netë, thuhet se erdhën fansa nga e gjithë bota, veçanërisht SHBA, ku dollari është më i fortë kundrejt koronës dhe ndihmoi që biletat në vendin nordik të dukeshin një vjedhje relative.

Në një email për Washington Post muajin e kaluar, Visit Stockholm e përshkroi bumin e turizmit në qytet si “efekti Beyonce”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco