Bleu 25 bileta për një short lotarie, burri nga Virxhinia i fiton 125,000 dollarë

Bleu 25 bileta për një short lotarie, burri nga Virxhinia i fiton 125,000 dollarë

13:49, 13/06/2023
A+ Aa A-

Përpjekja e madhe e një burri nga Virxhinia u shpërblye kur bleu 25 bileta identike për të njëjtin short dhe fitoi një total prej 125 mijë dollarëve.

Dana Bickham nga Suffolk u tha zyrtarëve të Virginia Lottery se ai kishte një ndjenjë të mirë për kombinimin e numrave 3, 5, 6 dhe 7.

Ai vendosi që të blejë 25 bileta të cilat mbanin numrat e përmendur për shortin e 15 majit të lotarisë “Pick 4” në dyqanin 7-Eleven në Wilroy Road në Suffolk, shkruan UPI.

Çdo biletë ishte fituese e një çmimi kryesor prej 5 mijë dollarëve, duke i dhënë Bickham një shifër totale prej 125 mijë dollarëve.

Bickham në anën tjetër deklaroi se nuk ka plane të menjëhershme për shpenzimin e parave të fituara. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco