Ndarja nga jeta e Berlusconit, ish-partnerja prek me fjalët për-ish kryeministrin italian

Ndarja nga jeta e Berlusconit, ish-partnerja prek me fjalët për-ish kryeministrin italian

13:33, 13/06/2023
A+ Aa A-

“Është e trishtë, kam një rëndesë në zemër, fjalët mungojnë, vdekja është diçka serioze”. Këto kanë qenë fjalët e Francesca Pascales, e cila për më shumë se 10 vite ka qenë partnerja e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusconi.

Sot ndiej vetëm dhimbje dhe kjo gjë nuk shpjegohet, me Silvion mund të kishe përplasje por ishte e vështirë ta fshije përgjithmonë, e doje dhe e urrejë në të njëjtën kohë”- ka thënë Francesca për La Repubblica.

“Ai ishte jeta ime e vjetër, e cila sot vdiq bashkë me të”- ka vijuar më tej Francesca e cila sot është e martuar me kantautoren italiane, Paola Turci.

“Humbja e tij më ka lënë të njëjtin boshllëk sic më ka lënë vdekja e nënës sime. Sigurisht që do të jem edhe unë e pranishme në funeralin e tij- ka vijuar ish-partnerja e Berlusconit.

Ajo ka deklaruar se ai ka qenë një udhërrëfyes për të dhe i ka dhënë shumë jo vetëm nga ana ekonomike por dhe nga ajo shpirtërore.

Kujtojmë që ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi u nda nga jeta mëngjesin e 12 qershorit në një spital në Milano në moshën 86-vjeçare.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco