VIDEO/ Egjipti fillon punën për mumifikimin e peshkaqenit që gllabëroi turistin rus

VIDEO/ Egjipti fillon punën për mumifikimin e peshkaqenit që gllabëroi turistin rus

13:17, 13/06/2023
A+ Aa A-

Egjipti ka nisur punën për mumifikimin e peshkaqenit që përpiu një turist rus, në mënyrë që të mund të ekspozohet në një muze.

Pjesët e trupit të Vladimir Popov , 23 vjeç, i cili u gllabërua i gjallë në një plazh në një resort egjiptian, janë gjetur brenda peshkaqenit që më pas u rrah për vdekje 'për hakmarrje'.

Z. Popov u rrethua nga peshkaqeni para se të tërhiqej zvarrë nën ujë në Hurghada, ndërsa ai bërtiste: 'Baba, më shpëto!'

Të hënën, specialistë në Institutin e Shkencave Detare dhe Rezervat e Detit të Kuq filluan procesin e balsamimit në Hurghada në përgatitje për vendosjen e peshkaqenit në muzeun e institutit, sipas kanalit arab të lajmeve Al Arabiya. 

Burimet thanë për median se autoritetet dolën me sukses në nxjerrjen e kokës, gjoksit dhe krahëve të viktimës nga stomaku i peshkaqenit, ndërsa peshkatarët arritën të nxjerrin edhe gjysmën tjetër të trupit të tij nga deti.

Video tregon trupin e peshkaqenit duke u operuar nga specialistë, me gojën e mbushur me një material të bardhë. 

Një burrë duket se po bën prerje ndërsa një tjetër kontrollon qëndrueshmërinë e lëkurës.

Ministria e Jashtme ruse konfirmoi vdekjen e një qytetari nga sulmi i peshkaqenit. 

Popov ishte zhvendosur në resort me babanë e tij në një kohë kur shumë të rinj po lëvizin jashtë vendit për të shmangur përballjen me rekrutim - dhe me gjasë vdekjen - ndërsa lufta brutale në Ukrainë vazhdon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco