Të paktën shtatë persona janë zhdukur pas shembjes së digës në Ukrainë

Të paktën shtatë persona janë zhdukur pas shembjes së digës në Ukrainë

10:30, 07/06/2023
A+ Aa A-

Të paktën shtatë persona janë të zhdukur pasi ujërat nga diga e shkatërruar Kakhovka përmbytën zonat e afërta, ka raportuar agjencia shtetërore e lajmeve ruse TASS. 

Diga e kontrolluar nga Moska në lumin Dnipro u shkatërrua dje, me Ukrainën dhe Rusinë që fajësuan njëra-tjetrën për sulmin. 

"Shtatë njerëz që i njohim me siguri" janë të zhdukur, citoi TASS të ketë thënë kryetari i bashkisë së Nova Kakhvovka, Vladimir Leontiev. 

Më shumë se 900 persona thuhet se janë evakuuar nga qyteti i kontrolluar nga Rusia dje. 

Zyrtarët ukrainas kanë thënë se rreth 80 komunitete në rajonin e Khersonit janë në rrezik të përmbytjes.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco