Bombardohet sërish territori i Rusisë/ Çfarë dimë deri tani për sulmin e ri

Bombardohet sërish territori i Rusisë/ Çfarë dimë deri tani për sulmin e ri

12:54, 01/06/2023
A+ Aa A-

Autoritetet ruse thanë se rajoni i Belgorodit në perëndim të vendit është bombarduar. Të paktën tetë persona janë plagosur nga bombardimet në rajonin kufitar me Ukrainën. Guvernatori i rajonit tha se sulmi është kryer nga trupat ukrainase. Por çfarë dihet deri më tani për këtë sulm?

BBC

Ka pasur raportime kontradiktore në lidhje me dhunën në rajonin Belgorod të Rusisë jugperëndimore.

Kanalet e medieve sociale ruse raportuan fillimisht për luftime në pikën kufitare Shebekino herët në mëngjes.

BBC ka parë video nga dy grupe paraushtarake pro-ukrainase që njoftojnë për aksione brenda territorit rus.

Në një video, të shpërndarë nga Korpusi Vullnetar Rus, një person me pajisje ushtarake thotë se luftëtarët e tyre po luftojnë sërish në territorin rus dhe se periferitë e Shebekinos do bëhen sërish të dukshme. Është e paqartë se ku dhe kur janë filmuar këto video.

Pavarësisht kësaj, zyrtarët lokalë kanë mohuar raportimet për një përparim të trupave ukrainase në sektorin Shebekino, duke shtuar se situata mbetet e vështirë dhe se bombardimet po vazhdojnë.

Ne po kërkojmë për pamje në median sociale që mund të hedhin dritë mbi deklaratat kontradiktore dhe do të sjellim përditësimi kur të mundemi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco