Koreja e Jugut dhe BE bashkojnë forcat kundër kërcënimeve nga Rusia dhe Koreja e Veriut

Koreja e Jugut dhe BE bashkojnë forcat kundër kërcënimeve nga Rusia dhe Koreja e Veriut

14:11, 22/05/2023
A+ Aa A-

Koreja e Jugut dhe Bashkimi Europian kanë rënë dakord të fillojnë bashkëpunimin strategjik midis diplomatëve të tyre të lartë për zhvillimin e një partneriteti të sigurisë, sipas një deklarate të përbashkët, mes tensioneve për pushtimin e Rusisë në Ukrainë dhe kërcënimet bërthamore të Koresë së Veriut.

Presidenti i Koresë së Jugut Yun Suk-yeol mbajti një samit në Seul me Presidenten e Komisionit Europian Ursula von der Leyen dhe Presidentin e Këshillit Europian Charles Michel, gjatë të cilit liderët ranë dakord gjithashtu të forcojnë bashkëpunimin në fusha të tilla si ndryshimet klimatike, shëndetësia dhe zinxhirët e furnizimit.

“Koreja e Jugut dhe BE janë partnerë të rëndësishëm që ndajnë vlerat universale të lirisë, të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit “, tha Yun në një konferencë të përbashkët shtypi, duke u zotuar për thellimin e marrëdhënieve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco