Çavusoglu: Për sa kohë të kemi probleme me Greqinë, do të vazhdojnë tensionet

Çavusoglu: Për sa kohë të kemi probleme me Greqinë, do të vazhdojnë tensionet

11:23, 22/05/2023
A+ Aa A-

Kreu i diplomacisë turke, Mevlüt Çavuşoğlu, iu rikthye deklaratave provokuese dhe retorikës kërcënuese, në kuadër të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale të 28 majit në Turqi, duke argumentuar se do të vazhdojë të ketë tensione në marrëdhëniet me Greqinë “për aq kohë sa ka çështje të hapura”.

Në një intervistë që Çavusoglu ka dhënë për rrjetin turk Haber Turk, ai ka përmendur ndër të tjera pikat e fërkimit në marrëdhëniet e Ankarasë me Athinën.

“Problemet greko-turke janë shumë të ndërlikuara. Zgjedhjet janë një fillim i ri. Problemet tona nuk janë zgjidhur prej vitesh.  A është e lehtë të zgjidhen çështje të tilla si zonat detare, ishujt shkëmborë, statusi i pronësisë së të cilëve nuk është i qartë?”, tha Çavusoglu.

“Grekët pretendojnë hapësirë ​​ajrore 10 milje. Ekziston edhe statusi i ishujve të çmilitarizuar.

Kërkesa për hapësirën ajrore dhjetë milje është kundër ligjit ndërkombëtar. Çështja është nëse pala tjetër, Greqia, do të ndërmarrë hapa lidhur me këto çështje. Mitsotakis tha se “ne nuk po negociojmë për asgjë tjetër përveç zonave detare”.

Pala greke thotë, le të flasim vetëm për një çështje. Edhe ne themi se do të vazhdojmë të kemi tensione për sa kohë të vazhdojnë problemet e tjera”, përfundoi Çavusoglu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco