Berlusconi del nga spitali pas 45 ditësh

Berlusconi del nga spitali pas 45 ditësh

16:48, 19/05/2023
A+ Aa A-

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi ka dalë të premten nga spitali, pas një trajtimi 45-ditor.

Berlusconi, 86-vjeçar është larguar nga spitali San Raffaele në Milano dhe është parë duke përshëndetur gazetarët.

Ai është shtruar në spital në fillim të muajit prill, për shkak të pneumonisë dhe mjekët kanë thënë se ai është trajtuar edhe për leukemi kronike.

Politikani dhe manjati i mediave ka qenë në kujdes intensiv për gati dy javë. Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka thënë të premten në Twitter se pret që bashkëpunëtori i saj konservator të kthehet për “të luftuar shumë beteja tjera bashkë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco