Funerali i Mbretëreshës Elizabeth III kushtoi mbi 186 milionë euro, raporton Thesari

Funerali i Mbretëreshës Elizabeth III kushtoi mbi 186 milionë euro, raporton Thesari

13:46, 19/05/2023
A+ Aa A-

Thesari i Mbretërisë së Bashkuar zbuloi koston marramendëse të funeralit në një letër të shkruar drejtuar Parlamentit, pas vdekjes së monarkes shtatorin e kaluar.

Funerali i Mbretëreshës Elizabeth II dhe kalimi në shtet i kushtoi qeverisë së Britanisë rreth 162 milionë paund (ose afërsisht 186.6 milionë euro), u njoftua.

Qindra mijëra njerëz u vunë në radhë për orë të tëra për të parë arkivolin e Mbretëreshës, i cili u vu në Ëestminster Hall të Londrës, pas vdekjes së saj në moshën 96-vjeçare më 8 shtator.

Elizabeth kishte qenë mbretëreshë për 70 vjet kur vdiq dhe funerali i saj shtetëror ishte i pari në Mbretërinë e Bashkuar që nga ish-kryeministri Winston Churchill në 1965.

Në një deklaratë, kryesekretari i thesarit, John Glen, tha: "Prioritetet e qeverisë ishin që këto ngjarje të zhvilloheshin pa probleme dhe me nivelin e duhur të dinjitetit, duke garantuar në çdo kohë sigurinë dhe sigurinë e publikut".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco