Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Komisioni hetimor i Kongresit: Familja Biden mori miliona nga shtetas të huaj

Komisioni hetimor i Kongresit: Familja Biden mori miliona nga shtetas të huaj

18:40, 10/05/2023
A+ Aa A-

Komisioni i Mbikëqyrjes dhe Përgjegjshmërisë në Dhomën e Përfaqësuesve në SHBA tha se familja Biden dhe bashkëpunëtorët e saj në biznes kanë krijuar më shumë se 20 kompani dhe kanë marrë më shumë se 10 milionë dollarë nga shtetas të huaj.

Këto pagesa u bënë gjatë kohës që Joe Biden ishte zëvendëspresident dhe se disa prej tyre mund të tregojnë përpjekje nga familja Biden për të shitur ndikim.

Kryetari i këtij komisioni, kongresmeni republikan James Comer publikoi një memo përpara konferencës për shtyp të mërkurën, që përfshin informacione të reja nga hetimi i kryer mbi skemat e biznesit dhe ndikimit të familjes Biden.

Në memo thuhet se familja Biden duket se ka ndërmarrë hapa për të fshehur burimin dhe shumën totale të marrë nga kompanitë e huaja.

Komisioni ka thirrur për të pyetur katër banka si pjesë e hetimit dhe ka siguruar mijëra dokumente.

Shumica e 20 kompanive janë krijuar nga djali i Biden, Hunter dhe partnerët e tij në biznes, Rob Walker dhe James Gilliar.

Pjesë e shumës prej 10 milionë dollarë janë edhe pagesa nga një kompani kineze e lidhur me Partinë Komuniste.

E njëjta kompani është e lidhur me Dorian Duçkën dhe këshilltarin informal të Edi Ramës. Kompania CEFC ka sponsorizuar edhe një ekspozitë të Edi Ramës në Hong Kong.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco