Princi Herri është i vendosur të kthehet në Mbretërinë e Bashkuar, po Meghan Markle?

Princi Herri është i vendosur të kthehet në Mbretërinë e Bashkuar, po Meghan Markle?

16:49, 10/05/2023
A+ Aa A-

Princi Herri bëri një vizitë ekspres në Londër me rastin e kurorëzimit të babait të tij, Mbretit Karl. Megjithatë, duket se Herri po përgatitet për një vizitë tjetër në vendlindjen e tij dhe fansat po spekulojnë nëse gruaja e tij Meghan Markle do të jetë me të.

Gruaja e tij ishte për herë të fundit në Britani në shtator 2022, kur çifti mori pjesë në funeralin e mbretëreshës së ndjerë.

Meghan zgjodhi të mos merrte pjesë në kurorëzimin më 6 maj, duke dashur të qëndronte në Montecito, Kaliforni me fëmijët e tyre për ditëlindjen e Archie.

Vizita e ardhshme e Herrit, megjithatë, ka të bëjë me një gjyq në vazhdim. Tetorin e kaluar, firma ligjore Hamlins, e cila përfaqëson Princin Herri kishte folur për aktivitet të paligjshëm nga Associated Newspapers, i cili përfshinte, ndër të tjera, regjistrimin e bisedave. Ai ka bërë padi dhe çështja ende nuk është mbyllur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco