Rrëmbehet 12 vjeçari në Turqi, autori e vret pasi nuk mori 400 mijë euro

Rrëmbehet 12 vjeçari në Turqi, autori e vret pasi nuk mori 400 mijë euro

08:52, 10/05/2023
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Turqi, ku një 12 vjeçar është rrëmbyer dhe vrarë pasi nuk mori paratë në këmbim që të kthente të miturin.

Mediat e huaja bëjnë me dije se rrëmbyesi kishte kërkuar 400 mijë euro në këmbim të lirimit të tij por e vrau fëmijën kur nuk arriti të merrte atë që donte.

Khaled Hayanked, djali i një argjendari sirian që jetonte në Mersin, u zhduk dje pasdite teksa po luante pranë pallatit ku jetonte.

Pas rrëmbimit një person ka marrë familjen duke e kërcënuar që t’i jepnin paratë e të mos njoftonin policisë në mënyrë që të kthenin djalin.

Pas telefonatës, familja e 12-vjeçarit ka njoftuar menjëherë policinë.

Kjo e fundit u vu menjëherë në veprim, ku vunë re se djali nuk ka dalë nga pallati dhe nisën kërkimin po aty.

Fatkeqësisht, Haled u gjet i vdekur në bodrumin e ndërtesës i mbështjellë në një tapet.

Siç u konstatua, shkaku i vdekjes së tij ishte mbytja. Dyshimet u drejtuan menjëherë te administratori i pallatit, i cili ishte i vetmi që kishte çelësat e bodrumit, ndërsa u konstatua se kamerat ishin çaktivizuar në orët e rrëmbimit të 12-vjeçarit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco