‘Kasapi i Mariupolit’ i bashkohet grupit Wagner

‘Kasapi i Mariupolit’ i bashkohet grupit Wagner

13:01, 05/05/2023
A+ Aa A-

Ish-zëvendësministri rus i Mbrojtjes i është bashkuar grupit mercenar Wagner si zëvendëskomandant, sipas mediave ruse. Në dy video të postuara në rrjetet sociale, shihet Mikhail Mizintsev me uniformën ushtarake të Wagner ndërsa viziton ushtarët në qytetin lindor të Ukrainës, Bakhmut.

Mizintsev, i cili ishte “truri” pas rrethimit të Mariupol gjatë muajve të parë të luftës vitin e kaluar, ka shërbyer si zëvendësministër i mbrojtjes për logjistikën dhe furnizimet.

Rikujtojmë se Bashkimi Europian ka vendosur sanksione ndaj Mizintsev në qershor, duke e quajtur atë “Kasapi i Mariupolit”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco