Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

Pse Putini mund ta ketë organizuar sulmin ndaj Kremlinit?

Pse Putini mund ta ketë organizuar sulmin ndaj Kremlinit?

17:48, 04/05/2023
A+ Aa A-

Ekspertët duken të ndarë se kush ishte përgjegjës për tentativën e sulmit me dron në Kremlin,  të cilin Moska e ka cilësuar si një atentat kundër Vladimir Putinit.

Ndërsa është e pamundur të thuhet se kush qëndronte me të vërtetë pas incidentit, një oficer i pensionuar i ushtrisë britanike ka thënë se prej këtij rasti përfiton më së shumti Rusia.

Ish-zëvendës shefi i shtabit të mbrojtjes, Sir Simon Mayall tha se sulmi i supozuar ndihmon në krijimin e një narrative për Putinin që ‘e lejon atë të sulmojë më shumë Ukrainën’.

Lufta ‘po shkon shumë keq’, tha ai ndërsa ukrainasit janë gati të nisin një kundërofensivë, raporton Skynews.

Lideri rus do të marrë pjesë javën e ardhshme në paradën e Ditës së Fitores së Rusisë dhe do t’i duhet të bindë qytetarët se ia vlen ende të luftohet.

Prandaj, një sulm ndaj Kremlinit mund të nxisë një ‘përpjekje më të madhe kombëtare për të vrarë Zelenskyn’ dhe ‘të sulmojë ukrainasit’, tha Sir Simon.

Ndërkohë, ai tha se nuk ka shumë mundësi për të përfituar Volodymyr Zelensky, përveç se ngjarja është ‘fantastike për ngritje morali’.

Sir Simon vuri në dukje se aleatët perëndimorë të Ukrainës nuk do të donin të shoqëroheshin me një sulm ndaj Kremlinit dhe se ‘për një periudhë afatgjate’ kjo do të ishte shumë e keqe për ukrainasit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco