Ukrainë, dronet kundër Odesës me mesazhin: Për Kremlinin

Ukrainë, dronet kundër Odesës me mesazhin: Për Kremlinin

12:56, 04/05/2023
A+ Aa A-

“Për Moskën”, “Për Kremlinin”. Këto janë mesazhet që u gjetën në dronët e nisur kundër Odesës gjatë natës.

Një fakt i tillë u denoncua nga ushtria ukrainase në atë që duket të jetë një referencë për “përpjekjen” e supozuar për të vrarë Presidentin Vladimir Putin të denoncuar nga Kremlini, në sulmet me dron të Ukrainës një dite më parë.

Pamjet e publikuara nga Komanda Jugore e forcave ukrainase tregojnë mesazhet e shkruara në dy “bishtat” e dronëve, të cilat sipas ukrainasve tregojnë “arsyen e sulmit”.

Sipas Komandës, Odessa u sulmua nga 15 drone Shahed-131/136, 12 prej të cilëve u rrëzuan. Tre të tjerët goditën banesat e një institucioni arsimor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco