Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Polonia forcon kufijtë, perimetër sigurie në kufi me enklavën ruse të Kaliningradit

Polonia forcon kufijtë, perimetër sigurie në kufi me enklavën ruse të Kaliningradit

09:33, 01/05/2023
A+ Aa A-

Qeveria polake do të ngrejë një sistem sigurie përgjatë gjithë kufirit të Polonisë me enklavën e Kaliningradit.

Lajmin e bëri të ditur kryeministri Mateusz Morawiecki, gjatë një vizite në veri të Polonisë.

Sipas kreut të qeverisë, në kuadër të planit do të angazhohen njësi ushtarake të specializuara dhe gjithashtu armatimet më moderne.

“Ne do të ndërtojmë pika sigurie përgjatë gjithë vijës kufitare, si fizike edhe elektronike. Ne do të mbrojmë perimetrin dhe gjithashtu do të përforcojmë praninë e Gardës Kufitare. Kjo prani është përforcuar tashmë, por ne do ta vazhdojmë këtë proces”, tha Mateusz Morawiecki, kryeministër i Polonisë.

Ndërkohë, një objekt ushtarak i gjetur këtë javë në një pyll në veri të Polonisë ka rezultuar se vinte nga testimet që po kryente sistemi vendas i mbrojtjes ajrore.

Përforcimi i pranive ushtarake lehtëson disi shqetësimet se objekti mund të ishte qëlluar nga jashtë, edhe pse zona ku u gjet ndodhet disa qindra kilometra larg kufirit të Polonisë me Ukrainën, Bjellorusinë dhe enklavën ruse të Kaliningadit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco