Zelensky kërkon ndihmën e presidentit kinez për rikthimin e fëmijëve që deportohen në Rusi

Zelensky kërkon ndihmën e presidentit kinez për rikthimin e fëmijëve që deportohen në Rusi

11:01, 29/04/2023
A+ Aa A-

Volodymyr Zelensky tha të premten se i kishte kërkuar homologut të tij kinez Xi Jinping që të ndihmonte në kthimin e fëmijëve ukrainas të dëbuar nga Rusia.

“Ne duhet t’i përfshijmë të gjithë që të bëjnë presion mbi agresorin rus dhe terroristët që rrëmbyen kaq shumë nga fëmijët tanë.

OKB-ja, shumë të tjerë duan të bëjnë diçka, por deri tani rezultatet kanë qenë të dobëta. Kështu që i kam bërë thirrje liderit të Kinës,” theksoi ai.

Xi dhe Zelensky zhvilluan një bisedë telefonike të mërkurën, telefonata e parë midis dy liderëve që nga fillimi i pushtimit rus. Pekini ka mbajtur një qëndrim neutral në konfliktin në Ukrainë dhe Xi nuk e ka dënuar kurrë pushtimin rus.

Më shumë se 16,000 fëmijë ukrainas janë dëbuar në Rusi që nga pushtimi, sipas Kievit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco