Lajmi i fundit

Tirana-Partizani/ Goli në minutat shtesë, përcaktues i derbit dramatik në ‘Air Albania’

Biden shpall kandidaturën/ BBC: Shumica e amerikanëve nuk e duan

Biden shpall kandidaturën/ BBC: Shumica e amerikanëve nuk e duan

12:10, 25/04/2023
A+ Aa A-

Presidenti amerikan, Joe Biden shpalli kandidaturën e tij për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024. “Le të mbarojmë këtë punë”, tha Biden, teksa shpalli edhe ekipin e fushatës. Kamala Harris do jetë sërish kandidate për zëvendëspresidente. Por shumica e amerikanëve nuk e duan rikandidimin e tij

Nga Sarah Smith, BBC

Joe Biden është me distancë presidenti më i vjetër që ka pasur ndonjëherë Amerika.

Nëse ai fiton sërish, do të jetë 86 vjeç në fund të mandatit të dytë.

Ka disa shifra vërtet të jashtëzakonshme.

Në sondazhin e fundit që kam parë, i cili është bërë nga NBC News, 70 përqind e njerëzve të pyetur nuk duan që biden të kandidojë përsëri për president.

51 përqind e demokratëve nuk duan që ai të kandidojë për president.

Dhe arsyeja dërrmuese që të gjithë këta njerëz dhanë se përse nuk duan ta shohin në konkurrim, është mosha e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco