Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

Treni përplaset me një makinë në Gjermani, të paktën tre të vdekur

Treni përplaset me një makinë në Gjermani, të paktën tre të vdekur

17:27, 23/04/2023
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë ka ndodhur në shtetin gjerman, ku raportohet se ka edhe viktima.

Kanë humbur jetën të tre personat që ndodheshin në një makinë që u përplas nga treni herët në mëngjes në një vendkalim në veri të Gjermanisë.

Policia thotë se një tren rajonal goditi një veturë pranë Neustadt am Ribenberge, afër Hanoverit, raportuan mediat gjermane, raporton washingtonpost.

Në aksident ka humbur jetën drejtuesi i veturës 22-vjeçare së bashku me dy gra që ndodheshin në automjet, 21 dhe 22 vjeç.

Në tren ndodheshin 38 pasagjerë dhe katër punëtorë hekurudhor dhe një person u plagos lehtë.

Vetura duket se është përplasur në vendkalim edhe pse barrierat, të cilat nuk mbulonin të gjithë gjerësinë e rrugës, ishin të mbyllura.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco