Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

Alvin Bragg: Nuk do i hetoj vjedhjet sepse duhet vendosur barazia racore

Alvin Bragg: Nuk do i hetoj vjedhjet sepse duhet vendosur barazia racore

11:00, 21/04/2023
A+ Aa A-

Prokurori amerikan, Alvin Bragg, është kritikuar ashpër pasi vendosi të ngrejë padi ndaj ish-presidentit amerikan, Donald Trump.

Kritikët e tij thonë se ai po ndjek një axhendë politike, ndërsa nuk po heton valën e krimeve në qytetin e Nju Jorkut.

Republikanët e kanë akuzuar Bragg se është në atë post falë mbështetjes financiare të miliarderit majtist, George Soros. Sipas të djathtës amerikane, filozofia e Sorosit për të mos hetuar krimet, po aplikohet nga prokurorët e tij.

Në fakt, në maj të vitit 2021, kur Alvin Bragg po bënte fushatë për t’u zgjedhur si prokuror qarku në Manhattan, u zotua se nuk do i hetonte vjedhjet. Ai tha se nuk besonte se duhet të vjedhjet nuk duhet të ndiqen penalisht pasi janë një ‘krim varfërie’

Gjatë një takimi në maj të vitit 2021, Bragg artikuloi qëllimin e tij për t’u përqendruar në barazinë racore në vend që të ndiqte penalisht vjedhjet.

Fjalimi ishte hedhur në një faqe interneti, por është zhdukur më pas.

Bragg thotë se beson se ndëshkimet janë më të ashpra ndaj personave me ngjyrë, të cilët janë ‘moralisht të pambrojtur’.

“Këto raste nuk i përkasin gjykatës penale. Dënimet janë në mënyrë disproporcionale të ashpra dhe bien në mënyrë disproporcionale mbi kurrizin e njerëzve me ngjyrë. Kjo i bën ata moralisht të pambrojtur. Kjo është arsyeja pse unë nuk do të ndjek penalisht shumicën e veprave të vogla përmes sistemit tradicional të hetimit penal. Unë do i hedh poshtë këto akuza plotësisht ose do i ofroj personit të akuzuar mundësinë për të përfunduar një program pa shkelur kurrë në një sallë gjyqi,” tha Bragg.

Toleranca ndaj krimeve e prokurorëve të Sorosit është kthyer në një çështje të nxehtë në SHBA.

Së fundmi, Kongresi amerikan zhvilloi një seancë dëgjimore për këtë rast, ku në qendër ishte pikërisht puna e prokurorit Alvin Bragg.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco