Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

VIDEO/ Gruaja vesh macen si foshnjë për të kontrabanduar drogë

VIDEO/ Gruaja vesh macen si foshnjë për të kontrabanduar drogë

08:22, 21/04/2023
A+ Aa A-

Një grua nga Rusia, e cila u kap me drogë kishte gjetur një nga mënyrat më të çuditshme për ta fshehur.

Ajo kishte veshur macen si foshnjë.

Në videon e publikuar pasi gruaja ndodhej në komisariatin e policisë së qytetit të Nizhny Tagil, oficerët  shihen duke zhveshur një “fëmijë”.

Megjithatë, në vend të foshnjës ishte një mace.

Gruaja është parë më herët duke ecur në një karrocë me “foshnjën” dhe ende nuk është e qartë nëse policia ka mbërritur për ta arrestuar pas informacioneve që kishte për të apo nëse ishte një rastësi.

Siç shihet edhe nga videoja, gruaja ruse e kishte veshur macen me rroba normale për bebe, duke përfshirë pelena dhe këpucë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco