Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Kryetari i PS Dumani dhe kryeprokurori Rama

Të paktën 33 të vrarë nga një sulm i armatosur në Nigeri

Të paktën 33 të vrarë nga një sulm i armatosur në Nigeri

08:25, 17/04/2023
A+ Aa A-

Të paktën 33 persona u vranë kur persona të armatosur sulmuan një fshat në veriperëndim të Nigerisë, tha sot një zyrtar lokal.

Më shumë se 35 shtëpi u shkatërruan të shtunën në dhunën në Runji, i cili ndodhet në shtetin nigerian të Kaduna, tha kryetari i zonës Zangon Kataf, Francis Zimbo.

Asnjë grup nuk ka marrë ende përgjegjësinë për vrasjet, raportoi AP.

Megjithatë, bandat e armatosura janë akuzuar si përgjegjëse për sulmet në rajon, duke përfshirë rrëmbimin për shpërblim dhe vrasjen e civilëve.

Këtë muaj, persona të armatosur rrëmbyen 10 studentë pranë vendit të sulmit të së shtunës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco