Sulmet në Bregun Perëndimor, vriten dy gra

Sulmet në Bregun Perëndimor, vriten dy gra

11:47, 07/04/2023
A+ Aa A-

Dy gra u vranë dhe një mbeti e plagosur në Bregun Perëndimor, kur makina e tyre u shënjestrua nga persona të armatosur me armë zjarri, tha agjencia izraelite, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Ushtria izraelite tha se një makinë ishte shënjestruar pranë Hamra, në pjesën veriore të Luginës së Jordanit në Bregun Perëndimor, një zonë e pushtuar nga Izraeli në vitin 1967.

Rikujtojmë se ushtria izraelite ka nisur sulme ajrore në Libanin jugor dhe në të gjithë Rripin e Gazës. Autoritetet në Tel Aviv njoftuan se operacioni kishte si synim goditjen e objekteve të lidhura me grupin militant palestinez Hamas brenda Libanit dhe në Gaza.

Sipas tyre, infrastruktura “terroriste” në Liban është goditur me sukses. Sulmet me raketa vijnë pas një breshëri të madhe me raketa kundër Izraelit nga Libani, për të cilën izraelitët fajësuan Hamasin.

Tensionet janë të larta pasi policia izraelite bastisi xhaminë Al-Aqsa të Jerusalem-it në netë të njëpasnjëshme në fillim të kësaj jave.

Xhamia është vendi i tretë më i shenjtë i Islamit dhe bastisjet izraelite kanë shkaktuar konfrontime të dhunshme me palestinezët brenda dhe kanë shkaktuar zemërim në rajonin më të gjerë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco