Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

Senatorja dhe gjenerali amerikan falenderojnë Shqipërinë për mikëpritjen që i ka dhënë popullit iranian

Senatorja dhe gjenerali amerikan falenderojnë Shqipërinë për mikëpritjen që i ka dhënë popullit iranian

12:52, 17/03/2023
A+ Aa A-

Ditën e djeshme në Senatin amerikan në Uashington, DC është mbajtur një konferencë në lidhje me politikën amerikane ndaj Iranit.

Në këtë konferencë folën gjeneralët James Jones, John Bolton, Senatori Liberman, Senatorja Jeanne Shaheen dhe të tjerë senatorë dhe ambasadorë, të cilët përmendën edhe Shqipërinë.

Senatorja Jeanne Shaheen në fjalën e saj është shprehur se në takimet e saj me kryeministrin Edi Rama ishte shumë e qartë se kush ishte përgjegjës për sulmet kibernetike kundër Shqipërisë.

Shaheen u shpreh:

 “Vjeshtën e kaluar isha në Shqipëri dhe në takimet e mia me kryeministrin atje ishte shumë e qartë se kush ishte përgjegjës për sulmet kibernetike kundër qeverisë shqiptare. Pergjegjës ishte Irani dhe sulmi u bazua në vullnetin e Shqipërisë për të pritur njerëzit nga Kampi Ashraf, të cilëve u është dhënë siguri dhe mbrojtje në Shqipëri. Ne duhet të sigurohemi që t’i falënderojmë ata që po ofrojnë atë lloj sigurie për atë që po bëjnë dhe që janë të gatshëm të marrin përsipër vuajtjet e popullit të Iranit dhe të thonë se kjo është edhe lufta ime.”.

Ndërsa Gjenerali James Jones gjatë fjalës së tij shprehu mirënjohjen për qeverinë e Shqipërisë për mikpritjen e njerëzve të kampeve Ashraf 1 dhe 2 në Shqipëri.

 “Dua gjithashtu të marr pak kohë të shpreh mirënjohjen për qeverinë e Shqipërisë, për mikpritjen e njerëzve të kampeve Ashraf 1 dhe 2 në Shqipëri.”  është shprehur gjenerali James Jones.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco