Aksidenti tragjik/ Ja pse trenat e përplasur ishin në të njëjtën linjë

Aksidenti tragjik/ Ja pse trenat e përplasur ishin në të njëjtën linjë

09:54, 01/03/2023
A+ Aa A-

Numri i të vdekurve nga përplasja tragjike mes dy trenave në Greqi ka shkuar në 38. Sipas medieve greke, ka edhe persona të humbur.

66 persona janë plagosur dhe 6 prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Përplasja mes dy trenave, një treni pasagjerësh dhe një treni mallrash, ndodhi në Larisa. Prokuroria ka nisur hetimet për të kuptuar se përse dy trenat ishin në të njëjtën linjë shinash. Gazeta Protothema shkruan se deri më tani duket se ka qenë një gabim njerëzor.

“Pavarësisht se janë shpenzuar qindra milionë gjatë 30 viteve të fundit për hekurudhat greke, mungesa e sistemeve moderne të sinjalizimit dhe telekomandimit në të gjithë gjatësinë e aksit hekurudhor Athinë-Selanik vazhdon të jetë një problem për hekurudhën greke, e cila vetëm për një mrekulli, nuk ka vajtuar kaq shumë vdekje sa sot.

Edhe pse është shumë herët për të hedhur dritë mbi të gjitha aspektet e tragjegisë fatale, të dhënat fillestare tregojnë se dy trenat janë përplasur kokë më kokë, ndoshta me shpejtësi të madhe.

Dyshohet se përgjegjësi i stacionit në Larisa nuk i ka rrotulluar çelësat, përmes të cilëve rregullohet mekanikisht kalimi i trenave në kryqëzime, duke i dërguar dy trenat në të njëjtën linjë,” shkruan gazeta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco