SHBA zyrtarisht i jep fund 'luftës' kundër blerjes nga Meta të prodhuesit të përmbajtjes VR

SHBA zyrtarisht i jep fund 'luftës' kundër blerjes nga Meta të prodhuesit të përmbajtjes VR

16:48, 26/02/2023
A+ Aa A-

Qeveria e SHBA-ve të premten tha se po u jepte fund përpjekjeve të saja për ndalimin e kompanisë mëmë të Facebook, Meta Platforms Inc nga blerja e prodhuesit të përmbajtjes të realitetit virtual (VR) Within Unlimited.

Komisioni Federal i Tregtisë (FTC), i cili kishte humbur një betejë gjyqësore në tentimin për bllokimin e blerjes, në një deklaratë tha se ka vendosur që edhe formalisht të përfundonte përpjekjet e saj në këtë drejtim.

FTC-ja e kishte paditur Meta-n në muajin korrik të vitit të kaluar në mënyrë që ta ndalonte atë nga arritja e marrëveshjes me Within, me argumentin se blerja nga ana e Meta-s do ta ulte konkurrencën në tregun e ri, raporton Reuters.

Marrëveshja për blerjen e Within, e cila e prodhon aplikacionin virtual për ushtrime të fitness-it Supernatural, kishte vlerë prej afro 400 milionë dollarë.

Gjykatësi Edward Davila i Gjykatës Amerikane të Qarkut për Qarkun Verior të Kalifornisë i hodhi poshtë shqetësimet e FTC, dhe nuk pranoi që të jepte një urdhër paraprak. FTC-ja nuk e apeloi vendimin, dhe marrëveshja e blerjes u mbyll gjatë muajit shkurt.

Përpjekja e FTC-së ishte parë si një provë e aftësisë së agjencisë për të parandaluar Metën të blejë rivalët e mundshëm të vegjël.

Meta në një deklaratë tha se ishte e “lumtur” që kishte mbyllur transaksionin për blerjen e Within. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco