Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Shtëpia e Bardhë: Nëse Kina i ofron ndihmë ushtarake Rusisë do të përballet me kostot

Shtëpia e Bardhë: Nëse Kina i ofron ndihmë ushtarake Rusisë do të përballet me kostot

16:14, 26/02/2023
A+ Aa A-

‘Ndihma vdekjeprurëse e Kinës për Rusinë do të ishte me ‘kosto reale’, thotë Shtëpia e Bardhë.

Shtëpia e Bardhë ka reaguar me anë të një deklarate lidhur me tensionet që shoqërojnë paqartësinë rreth qëndrimit të Kinës kundrejt luftës në Ukrainë.

Deri më tani Kina ka propozuar një plan paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës

Kina nuk ka lëvizur drejt ofrimit të ndihmës vdekjeprurëse që do të ndihmonte Rusinë në pushtimin e saj në Ukrainë , dhe SHBA-ja e ka bërë të qartë pas dyerve të mbyllura se një veprim i tillë do të kishte pasoja të rënda, tha të dielën këshilltari i sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan.

“Pekinit do t’i duhet të marrë vendimet e veta për mënyrën se si do të vazhdojë, nëse ofron ndihmë ushtarake, do të ketë kosto reale për Kinën,” tha Sullivan në një intervistë me programin “State of the Union” të CNN.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco